Lajm

Rritet në Shqipëri, po e kërkon gjithë bòta si iläç kundër kòroñavirusit, ja kush është bima mrekullibërëse

Rritet në Shqipëri, po e kërkon gjithë bota si ilaç kundër koronavirusit, ja kush është bima mrekullibërëse. Pandemia nuk e ndali eksportin e bimëve mjekësore. Pavarësisht krizës nga KOVID-19, eksportet e sektorit shënuan rritje.
Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet e grupit farat vajore, bimët industriale apo mjekësore, u rritën 14,8% me bazë vjetore për 9-mujorin 2020. Destinacioni kryesor i eksporteve është Gjermania, (më pas produktet përpunohen e shkojnë drejt SHBA-ve). Për 9-mujorin e 2020, rreth 32% e produkteve të këtij grupi u eksportuan në Gjermani dhe rreth 10% e tyre në Austri dhe Spanjë

Eksportuesit më të mëdhenj të Shqipërisë pohojnë rritjen e shitjeve të bimëve mjekësore, veçanërisht sherebelës dhe boronicës në vendet e Europës dhe SHBA. Përdorimi më së shumti i çajeve me përmbajtje të vitaminës C në pandemi nxiti rritjen e kërkesës të tyre. Për operatorët e tregut, mbyllja e kufijve dhe vendosja e kufizimeve të lëvizjeve me jashtë të fermerëve, rriti sasinë e bimëve të mbledhura krahasuar me vjet.

Aktualisht, kompanitë të cilat kanë potenciale grumbulluese, përpunuese dhe eksportuese arrijnë vetëm 20% e tyre të nxjerrin produkt final të përpunuar, kurse 80% e bimëve të grumbulluara nxirren bruto.
Kompanitë shqiptare e kanë të pamundur financiarisht të blejnë makineri përpunuese që kushtojnë deri në 1 milion euro, prandaj në këtë situatë kërkojnë të ndihmohen nga shteti.
Në këtë periudhë, disa kompani që operojnë prej 27 vitesh, po vuajnë edhe vonesat e pagesave deri në 3 muaj, pasi bizneset partnere në SHBA dhe Europë po punojnë online. Më të dëmtuarit nga ky fenomen pritet të jenë eksportuesit e vegjël