Lajm

Ky është djaloshi Zvicëran që prodhoi pijen “Shqip King”, pothuajse krejt fitimin ia dedikon Kosovës

Zvicerani Markus Brun ka vendosur që me pijen e tij të re energjike ”Shqip King” të hyjë në konkurrencën e ashpër të pijeve të këtij lloji në Zvicër. E veçanta e investimit të tij është se ai, një pjesë të fitimit nga shitja do ta derdhë në projekte humanitare në Kosovë, shkruan blick.ch.

Kur Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner më 22 qershor 2018 në Kampionatin Botëror të Futbollit në Rusi, në ndeshjen Zvicër-Serbi “bënë shqiponjën” me duar të kryqëzuara, Markus Brun nga Lucerni ishte ndier i mrekulluar para ekranit televiziv, transmeton albinfo.ch. “Kjo është sikur të fitosh një gjashtëshe në loto!”, kishte brohoritur zvicerani 33 vjeçar.

Dhe nuk ishte diçka për t`u habitur, pasi që ky gjest i futbollistëve shpejt mori dhenë. Madje qe zgjedhur dhe gjesti i vitit. Por, arsyeja e gëzimit të tij të papërshkrueshëm ishte diku tjetër: Brun e kishte licencuar tashmë dy muaj më parë, më saktë më 21 prill 2018 logon me shiponjën dklrenore dhe markën “Shqip King”. “E pabesueshme, unë pata me të vërtetë fat!”, shprehet i gëzuar edhe sot Markus Brun.